Aktualitet

Ngritja e Kushtetueses/ KED u hap rrugë dy kandidatëve të tjerë

Shkruar nga Liberale
Ngritja e Kushtetueses/ KED u hap rrugë dy kandidatëve të

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka hapur rrugën edhe dy kandidatëve të tjerë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatët Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo, zhvilluan seancën e intervistimit përpara anëtarëve të KED-së, ndërsa raporti përfundimtar për ta do të jepet në seancën e nesërme, ku do të bëhet pikëzimi dhe renditja.

Njëri prej dy kandidatëve do të emërohet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë kështu funksionale këtë gjykatë me 6 anëtarë, nga nëntë që ka gjithsej.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH