Aktualitet

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Rudina Hajdari takon Presidentin Meta

Shkruar nga Liberale
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Rudina Hajdari takon Presidentin Meta

Deputetja Rudina Hajdari është takuar me presidentin Ilir Meta sa i përket ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Sipas televizioneve informative mësohet që burime brenda grupit të opozitës së re thanë se Hajdari është pritur në takim nga Presidenti Meta dhe sipas këtyre burimeve, takimin me Kreun e Shtetit e kërkoi vetë deputetja e opozitës së re.

Nuk dihen detaje, por burimet sqarojnë se presidenti Meta e falënderoi deputeten Hajdari për qëndrimet dhe iniciativat e saj parlamentare.

Hajdari ishte e vetmja deputete e cila i kërkoi Kuvendit t’i përgjigjej kërkesës së presidentit për bashkëpunim për mënyrën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH