Aktualitet

Ngricat në Korçë, 20 persona përfundojnë në spital

Shkruar nga Liberale
Ngricat në Korçë, 20 persona përfundojnë në

Gjatë mëngjesit të sotëm nga prezenca e akullit në rrugë në spitalin e Korçës janë paraqitur 20 raste me fraktura të ndryshme. Dy prej personave kanë marrë dëmtime në gjymtyrë si dhe thyerje çfarë ka bërë që të transportohet drejt Tiranës.

Personat e tjerë qe janë paraqitur në spitalin e Korçës kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar drejt banesave të tyre, ndërsa një prej pacientëve ende vijon të marrë shërbim mjekësor në spital.

“Kemi 20 raste të paraqitura sot në spital,  2 prej të cilëve janë transportuar drejt Tiranës pasi kanë pesuar fraktura të theksuara", ka thënë kryeinfermieri i Urgjencës në spitalin e Korçës, Elton Koleci

Prej dy ditësh juglindja është pushtuar nga mjegulla dhe akulli, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH