Aktualitet

Ngjela: SPAK, hetimi të nisë nga mazhoranca

Shkruar nga Liberale
Ngjela: SPAK, hetimi të nisë nga mazhoranca

Në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar avokati i njohur, Spartak Ngjela.

Temë e ditës në studio ishte emërimi i ambasadores së SHBA-së në Shqipëri Juri Kim, çfarë politikash do të ndjekë ajo dhe si do të ndikojë prania e saj në mbarëvajtjen e SPAK-ut (Struktura e Posaçme Anti Korrupsion) dhe si do të vazhdojë procesi për të vendosur përpara drejtësisë të gjithë personave të përfshirë në vjedhje, korrupsion, shpërdorim detyre, duke mos kursyer këtu edhe sferën politike.

Kujtojmë që ambasadori amerikan i mëparshëm në Shqipëri, Donald Lu, mbështeti me forcë idenë e tij për të krijuar SPAK, për të vendosur me anë të këtij organi përpara drejtësisë personat e emërtuar sipas tij si “peshqit e mëdhenj”. Ishte një nismë e ndërmarrë nga kjo ambasadë, dhe tashmë me ardhjen e ambasadores Juri Kim, termi metaforik “peshqit e mëdhenj”, mund të marrë një trajtë më reale. Duke qenë pikërisht ambasadorja personi i duhur për garantimin në mënyrë transparente të të gjithë procesit.

Avokati Ngjela, tha në studio që sipas tij hetimi duhet të fillojë fillimisht në radhët e mazhorancës, duke përfshirë këtu kryeministrin Rama, ministrat aktualë të Kuvendit të Shqipërisë dhe kështu me radhë. Sipas avokatit të gjithë politikanët në vendin tonë duhet të konsiderohen si të fajshëm, duhet që ata të provojnë pafajësinë e tyre.

“Nga të mëdhenjtë. Duhet ta nisi nga të mëdhenjtë, por jo nga opozita duhet ta nisi nga mazhoranca. Që nga kryeministri dhe poshtë. Kjo është kërkesë kushtetuese. Menjëherë fillon hetimi për pasurinë e para, dhe më pas për të gjithë aspektet e tjera. Vetingu i politikës nuk e bën një organ siç është ANM, por e bën meqë ecën me personalitetet të cilat kanë imunitet por e bën prokuroria e posaçme me të gjithë Byronë Kombëtare të Hetimit”, tha avokati.

Ndër të tjera ai tha:

“Nuk kanë shpëtim këta (i referohet politikanëve), sepse këta nuk e kanë kuptuar, këta mendojnë se shpëtojnë dhe nuk njohin ligjin. Ligji nuk u lejon dhurata më shumë se 200 dollarë në vit. Pronat nuk janë të fshehta paratë do ti gjejë FBI-ja, dhe i ka gjetur të gjitha, 5 miliardë euro. Në momentin kur fillon reforma në drejtësi në sferën e lartë, kryeministri me të gjithë qeverinë e tij nuk mund të jetë do të jetë në hetim. Hetimi do të shkojë 1 vit, 4 muaj, 6 muaj, nuk mund të ecë shteti me 4-5 ministra që do të jenë nën hetim. Do të dali nga qeveria mazhoranca dhe do të zgjidhet një qeveri tjetër. Problemi është që do të vijë një qeveri tjetër, më pas se si do të dalin këto në këtë hetim çështje e tyre ata mund të marrin pafajësinë.”, u shpreh Spartak Ngjela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH