Aktualitet

Ngjela reagon për tërmetin: Provë dhe test për të ardhmen tonë

Shkruar nga Liberale
Ngjela reagon për tërmetin: Provë dhe test për të

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas tërmetit i cili goditi Shqipërinë në mesnatë. Në një postim në Facebook ai shkruan se ne shqiptarët, të gjithë bashkë, duhet të dimë ta përballojmë me dinjitet këtë situatë. Sipas tij kjo situatë është provë dhe test për të ardhmen tonë.

"Fatkeqësia natyrore është shumë e madhe. Ne shqiptarët, të gjithë bashkë, duhet të dimë ta përballojmë me dinjitet këtë situatë. Është provë dhe test për të ardhmen tonë.

Gjesti tejet human i shtetit shqiptar të Kosovës në ndihmën drejt Shqipërisë, flet për shpirtin human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë mijëravjeçare që po rilind.

Qetësi, arsye, guxim dhe qëndrim human për trajtimin e bashkatdhetarëve tanë që u goditën direkt nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore - ndihmë me çdo mjet...", shkruan Ngjela. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH