Aktualitet

Ngjela: Rama si Enveri. ‘Je i madh’, i thonë dhe Ramë ziu fryhet

Shkruar nga Liberale
Ngjela: Rama si Enveri. ‘Je i madh’, i thonë dhe Ramë ziu

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me debatet e fundit për paketën “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shprehet kundër paketës. Avokati shkruan se Edi Rama, njëlloj si ish-diktatori Enver Hoxha, po kërkon ta mbajë pushtetin me dhunë.

Sipas Ngjelës, ligji i jep Ramës, të drejtën e sanksionit penal për mbylljen e portaleve dhe gazetave dhe vendosjes së gjobave të larta.

Reagimi

Në reagimin e tij, Ngjela shprehet:  “Enver Hoxha të vërtetat kundër tij i quante ‘shpifje të armikut’ dhe arrestonte ‘armikun’, kurse gënjeshtrat e tij fëminore me të cilat mbante pushtetin e dhunshëm personal, i quante të vërteta universale që mund të drejtonin botën.

1.Të njëjtën gjë po bën edhe Edi Rama, por meqë ky nuk ka forcë individuale shtypëse si Hoxha, i drejtohet ligjit për asgjësimin e medias që ka dalë kundër arbitraritetit të tij, ligj të cilin duhet ta votojnë kukullat që ka në Parlament.

Ramë ziu i di të vërteta ato lavdet që i bëjnë ata hajvanët servilë që i ka zgjedhur vetë e i vinë rrotull. ‘Je i madh’, i thonë përditë. Dhe Ramë ziu fryhet”.

Sipas avokatit, ligji i jep Ramës, të drejtën e sanksionit penal për mbylljen e portaleve dhe gazetave dhe vendosjes së gjobave të larta.

“Por, çfarë është ligji që paraqet?

Është një pesë me hiç, asgjë.

Ky është një ligj që i ka dhënë AMA- s – domethënë Ramës- të drejtën e sanksionit penal për mbylljen e portaleve dhe gazetave, dhe vendosjes së gjobave të larta. Rama është kaq i mefshtë në intelekt sa, me këtë që kërkon të bëjë, po iu tregon të gjithëve se ka frikë nga media e lirë”.

“Po politika amerikane do ta godasë? Besoj se po”, shprehet më tej.

“ll. Rama ka rënë në një budallallëk tiranik. Dhe e gënjejnë ata që i servilosen. Nuk ka gjobë që nuk shkon në gjykatë, dhe nuk ka mbyllje gatete apo portali që nuk shkon në gjykatë. Atëherë, ku Ishim? Asgjëkundi.

Sepse gjykata e pezullon aktin administrativ të AMA-s, deri sa kjo ta gjykojë,”-shkruan Ngjela.

Po ashtu, avokati Ngjela paralajmëron Ramën, se e ka më kot ligjin që ka propozuar, pasi sipas tij ngjarjet do të shkojnë deri në fund: as ligjin antishpifje nuk e miraton dot, dhe, as goditjen penale antikorrupsion që po vjen, nuk e ndalon dot.

“Pse është kaq i padituri ky kryeministër? Sepse nuk ka qenë i aftë për të qenë i tillë.

Media e një vendi, po nuk është armike me qeverinë e këtij vendi, nuk është medie e lirë. Panagjeriku i gazetarisë për qeverinë e vendit të saj, është gazetari e një shteti totalitar.

As kaq nuk kupton dot ky kapso kryeministër!!! Apo e kupton dhe kështu e dëshiron. Po të jetë kjo, atëherë është i çmendur. Ose pastaj, kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Atë që ka një vit që po e kërkon, njëlloj si edhe Saliu. Kot e ke Rama! Ngjarjet do të shkojnë deri në fund: as ligjin antishpifje nuk e miraton dot, dhe, as goditjen penale antikorrupsion që po vjen, nuk e ndalon dot. Kush prek sot lirinë e shtypit, ka prekur Shqipërinë”-përfundon postimin e tij Spartak Ngjela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH