Aktualitet

Ngjela: Rama nuk e fiton mandatin e tretë, priten zhvillime nga SPAK

Shkruar nga Liberale
Ngjela: Rama nuk e fiton mandatin e tretë, priten zhvillime nga SPAK

Avokati Spartak Ngjela të premten është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk mund të fitojë dot një mandat të tretë qeverisës për shkak të reformës anti-korrupsion.

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TVT, Ngjela theksoi se shenjat janë se në Shqipëri do të përzihen ujrat për shkak të reformës në drejtësi dhe shenjat do të dallohen në muajt dhjetor, ose janar duke mos përjashtuar mundësinë se mund të ndodh diçka edhe më para.

Do kemi eleminime figurash nga reforma anti-korrupsion. Kur të fillojë funksionimi i SPAK-ut, shumë nga këta nuk do i kesh në zgjedhjet e 2021, pasi do të jenë nën akuzë. Por, SPAK po pret Byronë Kombëtare të Hetimit. I gjithë ekipi i kësaj të fundit është duke u trajnuar në Amerikë dhe trajnohet me dosjet, kam të dhëna të plota, e korrupsionit. Cilët janë hetuesit, sipas ligjit shqiptar, ata duhet të jenë edhe me shtetësi shqiptare. Ata kanë dy shtetësi, amerikane dhe shqiptare”, tha ai.

Sipas tij, këta do të na shpëtojnë dhe sigurisht ata nuk do të penalizojnë njerëz të pafajshëm, por të korruptuarit.

Ndër të tjera, Ngjela mendon se në Shqipëri mund të prodhohen lëvizje të reja politike dhe kjo në radhë të parë falë reformës në drejtësi, e dyta për shkak të përcëptimit të ngjarjeve në funksion të demokracisë dhe së treti falë SPAK dhe listave të hapura.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH