Avokati i njohur Spartak Ngjela aludon se nuk ishin as 2.500 pjesëmarrës në protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ngjela thotë se përmes teknologjisë është tentuar të krijohet përshtypja që në shesh merrnin pjesë shumë njerëz.
Ai madje akuzon televizionet e Tiranës, që sipas tij, shitën profesionin për të gënjyer shqiptarët me protestën duke e shitur atë, sipas Ngjelës, ashtu siç ua kishin montuar.
Reagimi i plotë i Spartak Ngjelës:
Qeshin dhe tallen në Amerikë me montimin e Saliut për pjesëmarrjen në mitingun e datës 7 korrik.
Turp!
Pse vendin absolut të optikës, elektronikës dhe kinematografisë botërore do të gënjesh ti, o Sali ziu!
Mua më thanë ekspertët se as 2500 persona nuk kanë qenë në bulevard, në 7 korrik.
Madje, më tha njëri syresh, "nuk e pe që Saliu, në klithmat e tij mitingashëse, nuk pati kurajë dot që ta thoshte numrin e mitingashëve këtë herë?!"
Kurse një tjetër më tha se: "a nuk i pe makinat që kalonin te unaza anash urës?
E nejse. Por...
Turp është, për të gjithë stacionet televizive shqiptare të Tiranës, që shiten profesionin për të gënjyer shqiptarët.
Por në këtë rast, atë që bie në sy si një gjë e trashë mendërisht, e mban brenda vetes kjo pyetje: pse, një katundar nga Tropoja që ka harruar dhe tabelën e shumëzimit, do të gënjejë shkencën e optikës amerikane?! Hahahahaha.
Kot lodhesh, o Sali! Tani të duhet të tregohesh përballues i së keqes që të ka pllakosur, por që vetë e ke kërkuar..
Mbaje parasysh për këtë rast, maksimën e Dante Alighierit: "Prendi la vita come ti viene".
(Merre jetën ashtu si të vjen).
Kjo është e vetmja zgjidhje për hallin tënd.
/Liberale.al/