Aktualitet

Ngjela mesazh Ramës: Kot e ke! Nuk e miraton dot ligjin antishpifje

Shkruar nga Liberale
Ngjela mesazh Ramës: Kot e ke! Nuk e miraton dot ligjin antishpifje

Avokati Spartak Ngjela në një postim në Facebook shkruante se Enver Hoxha të vërtetat kundër tij i quante "shpifje të armikut" dhe arrestonte "armikun", kurse gënjeshtrat e tij fëminore me të cilat mbante pushtetin e dhunshëm personal, i quante të vërteta universale që mund të drejtonin botën.

Sipas tij të njëjtën gjë po bën edhe Edi Rama.

"Por meqë ky nuk ka forcë individuale shtypëse si Hoxha, i drejtohet ligjit për asgjësimin e medias që ka dalë kundër arbitraritetit të tij, ligj të cilin duhet ta votojnë kukullat që ka në Parlament", shkruan Ngjela.

Ndërsa i dërgon edhe një mesazh kryeministrit duke thënë se "Kot e ke Rama! Ngjarjet do të shkojnë deri në fund: as ligjin antishpifje nuk e miraton dot, dhe, as goditjen penale antikorrupsion që po vjen, nuk e ndalon dot. Kush prek sot lirinë e shtypit, ka prekur Shqipërinë".

Postimi i Spartak Ngjelës:

Enver Hoxha të vërtetat kundër tij i quante "shpifje të armikut" dhe arrestonte "armikun", kurse gënjeshtrat e tij fëminore me të cilat mbante pushtetin e dhunshëm personal, i quante të vërteta universale që mund të drejtonin botën.

l.

Të njëjtën gjë po bën edhe Edi Rama, por meqë ky nuk ka forcë individuale shtypëse si Hoxha, i drejtohet ligjit për asgjësimin e medias që ka dalë kundër arbitraritetit të tij, ligj të cilin duhet ta votojnë kukullat që ka në Parlament.

Ramë ziu i di të vërteta ato lavdet që i bëjnë ata hajvanët servilë që i ka zgjedhur vetë e i vinë rrotull. "Je i madh", i thonë përditë. Dhe Ramë ziu fryhet.

Por, çfarë është ligji që paraqet?

Është një pesë me hiç, asgjë.

Ky është një ligj që i ka dhënë AMA- s - domethënë Ramës- të drejtën e sanksionit penal për mbylljen e portaleve dhe gazetave, dhe vendosjes së gjobave të larta. Rama është kaq i mefshtë në intelekt sa, me këtë që kërkon të bëjë, po iu tregon të gjithëve se ka frikë nga media e lirë.

Po politika amerikane do ta godasë? Besoj se po.

ll.

Rama ka rënë në një budallallëk tiranik. Dhe e gënjejnë ata që i servilosen. Nuk ka gjobë që nuk shkon në gjykatë, dhe nuk ka mbyllje gatete apo portali që nuk shkon në gjykatë. Atëherë, ku Ishim? Asgjëkundi.

Sepse gjykata e pezullon aktin administrativ të AMA-s, deri sa kjo ta gjykojë.

Pse është kaq i padituri ky kryeministër? Sepse nuk ka qenë i aftë për të qenë i tillë.

Media e një vendi, po nuk është armike me qeverinë e këtij vendi, nuk është medie e lirë. Panagjeriku i gazetarisë për qeverinë e vendit të saj, është gazetari e një shteti totalitar.

As kaq nuk kupton dot ky kapso kryeministër!!!

Apo e kupton dhe kështu e dëshiron. Po të jetë kjo, atëherë është i çmendur. Ose pastaj, kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Atë që ka një vit që po e kërkon, njëlloj si edhe Saliu.

Kot e ke Rama! Ngjarjet do të shkojnë deri në fund: as ligjin antishpifje nuk e miraton dot, dhe, as goditjen penale antikorrupsion që po vjen, nuk e ndalon dot. Kush prek sot lirinë e shtypit, ka prekur Shqipërinë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH