Aktualitet

Ngjela: Legalizimi i kanabisit i është propozuar edhe Enver Hoxhës

Shkruar nga Liberale
Ngjela: Legalizimi i kanabisit i është propozuar edhe Enver

Pasi e kishte komentuar në media, kryeministri Rama gjatë konferencës për Ditën e Evropës, në krah të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, foli publikisht për  legalizimin e hashashit për arsye mjekësore.

Në studion e Top Talk avokati Spartak Ngjela ka treguar se është pro saj, pasi siç ka treguar babai i tij ka qenë iniciatori i parë për legalizimin e kanabisit si bimë medicinale që në kohën e Enver Hoxhës.

“Nëse do bëhet me ligj dhe këtë e ka në dorë shteti…kjo nuk është e re është shumë e vjetër se nuk kam si të jem kundër si iniciativë se ligjin se kemi parë. Pasi im at që ka qenë këtu e 27 vjet, ministër ekonomisë dhe dy vjet ministwr i financave e ka pasur në agjendën e vet. Bimët medicianale ku hynte kanabais. Ai kërkoi 100 mijë hektar dhe sipas biznesplanit atëherë do fitoheshin 2 miliard dollarë. Ishte 20 mijë dollar hektari. Vajti me gjigantët e farmaceutikës botërore.

Por këta i dhanë 9 mijë hektar dhe kryeministri ia bëri me shenjë se skam ç’bëj por shko të Enver Hoxha. Hoxha i tha a jeni në vete apo s’jeni në vete? Ai i tha ku ti çoj unë gjithë këto para. Llogarite sa mendje kriminale kishin këta njerëz. Se donte varfërinë këtu njerëzit nuk kishin bukë ai thoshte ku ti çoj këta para. Si të jem kundër që kjo vjen nga familja ime. Duhej bërë me kohë,” tha Ngjela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH