Aktualitet

"Ngjarjet tragjike nuk do të kenë fund", Tedi Blushi: Sot të gjithë në protestë

Shkruar nga Liberale
"Ngjarjet tragjike nuk do të kenë fund", Tedi Blushi: Sot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në rrjetet sociale se, janë katër viktima në ndërgjegje të kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se, u duhet dhënë fund vrasjeve të të rinjve nga Policia e Shtetit.

Ndërsa më tej, thekson se, vrasësit me uniformë të Policisë së Shtetit po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë, në plazhe dhe në ambientet e Komisariateve.

“Katër viktima në ndërgjegjen e Edi Ramës! Fund vrasjeve të të rinjve nga Policia e Shtetit! Vrasësit me uniformë të Policisë së Shtetit po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë, në plazhe dhe në ambientet e Komisariateve”, shkruan Blushi.

Sipas tij, këto ngjarje tragjike dhe tronditëse nuk do të jenë të fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit.

Ai bën thirrje që sot në orën 20:00 të gjithë qytetarët të mblidhen në protestë te Ministria e Brendshme.

“Sot, e premte, në ora 20:00, të gjithë në protestë para Ministrisë së Brendshme!”, shkruan Blushi. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH