Aktualitet

NGJARJE E RËNDË/ Zjarr në spital, ndërrojnë jetë 4 pacientë, 40 të tjerë ende të izoluar nga flakët, evakuohen 150 gjatë natës

Shkruar nga Liberale
NGJARJE E RËNDË/ Zjarr në spital, ndërrojnë jetë 4

Të paktën katër persona humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu gjatë mbrëmjes në spitalin e Tivolit, në periferi të Romës.

Sipas asaj që mësohet nga mediat italiane, bëhet fjalë për dy persona të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, një i tretë si pasojë e një ataku kardiak si dhe një pacient tjetër.

Flakët janë shuar, por evakuimi i spitalit, i mbushur me tym, vazhdon ende. Rreth 150 pacientë janë transferuar ndërsa dyzet të tjerë janë ende brenda objektit.

Zjarri duket se ka nisur brenda disa dhomave ku ndodheshin disa klinika. Dhomat janë në katin -2 të spitalit dhe prej andej flakët u përhapën në urgjencë dhe në reanimacion. Repartet e tjera nuk u prekën, por tymi shumë i dendur pushtoi të gjithë spitalin dhe për këtë arsye ishte i nevojshëm evakuimi i të gjithë spitalit.

Dhjetëra pacientë të evakuuar nga spitali Tivoli, ku ra zjarri gjatë natës, u transferuan në palestrën bashkiake, të ngritur nga Mbrojtja Civile lokale me batanije, jastëkë dhe shtretër. Këtë e ka konfirmuar në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Tivolit, Giuseppe Proietti. Palestra komunale Maramotti - thotë Proietti - përdoret si një objekt tranziti për pacientët që do të presin këtu për t'u transferuar me ambulancë në ambiente të tjera spitalore. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH