Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Fier, babë e bir plagosen me thikë nga 39 vjeçari

Shkruar nga Liberale
Ngjarje e rëndë në Fier, babë e bir plagosen me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku janë plagosur me thikë babë e bir. Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë mbetur të plagosur shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Ngjarja ndodhi në zonën e Qenasit, ndërkohë që policia ka shoqëruar autorin me inicialet A. B., 39 vjeç.

“Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir). Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH