Aktualitet

Ngjarja tronditëse në Përmet, kush është 24-vjeçari i diplomuar në IT i cili mbyti nënën e tij

Shkruar nga Liberale
Ngjarja tronditëse në Përmet, kush është

Albi Muhollari (në foto), është i riu i cili mbyti me qese plastmasi mamanë e tij në Përmet, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në banesën e tyre.

24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe sipas dëshmive ishte ekselent, dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.  I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.

Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas.

Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty. Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Kjo sepse spitali i Përmetit nuk i është përgjigjur të atit të autorit për t’i bërë gjilpërë që ai të qetësohej.

Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut. Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur një  debat që përfundoi në tragjedi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH