Aktualitet

Ngjarje tragjike! Bie nga lartësia e pallatit, ndërron jetë në vend 40-vjeçari, në Durrës

Shkruar nga Liberale
Ngjarje tragjike! Bie nga lartësia e pallatit, ndërron jetë

Një 40 vjeçar ka rënë nga lartësia e pallatit në Durrës dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Paraprakisht mësohet se 40 vjeçari ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 Durrës, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH