Aktualitet

Ngjarja që tronditi Vlorën/Atentat djalit të biznesmenit, 4 në pranga

Shkruar nga Liberale
Ngjarja që tronditi Vlorën/Atentat djalit të biznesmenit, 4

Policia e Vlorë ka zbardhur pas 6 muajsh atentatin në zonën e “Ujit të Ftohtë”, duke vënë në pranga 4 shtetas. Ata janë arrestuar, si të dyshuar për atentatin ndaj Inez (Imer) Hajrulla, djali i një biznesmeni dhe pronari të një lokali në qytet.

Policia bën me dije se si rezultat i operacionit të koduar “Gjurmimi” u arrestuan shtetasit:

• Daut Elmaz, 25 vjeç, banues në Vlorë;

• Albano Goxhaj, 24 vjeç, banues në Fier;

• Dejvison Serjani, 28 vjeç, banues në Tiranë;

• Ardjan Ahmeti, 26 vjeç, banues në Tiranë;

Ngjarja ndodhi më 10 maj të 2019, në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, në shëtitoren e Lungomares. Objektivi i atentatorëve ishte 27-vjeçari Inez (Imer) Hajrulla, i cili arriti t’u shpëtojë plumbave.

Madje, përveç kësaj, e ndoqi me vrap makinën e autorëve, duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve, shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për afro 100 metra. Autorët qëllonin nga makina në drejtim të Hajrullait e një mikut të tij të identifikuar me emrin Ervis dhe këta të fundit qëllonin me armë drejt makinës që e ndiqnin në këmbë.

Nga përplasja me armë, mbeti i plagosur aksidentalisht 63-vjeçari, me iniciale D. C./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH