Aktualitet

Ngjarja në Korçë/ 40-vjeçarja thotë se nuk e lindi ajo fëmijën që u gjet i pajetë

Shkruar nga Liberale
Ngjarja në Korçë/ 40-vjeçarja thotë se nuk e lindi

Të tjera detaje zbardhen për nënën nga Korça e cila pasi lindi foshnjën e mbylli në valixhe.

Mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzaninë e 40 vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzania ka qënë e dukshme.

Ata kanë tentuar ta vizitojnë, por 40 vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnistikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej.

Sipas mjekes 40 vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

Ajo jetonte në banesë, në lagjen 15 të qytetit, me djaline e saj 15 vjeçar, që sipas mediave është autik. Bashkëshorti i saj shkonte në emigrin në Greqi. Ka qenë pikërisht, qi që ka ndjerë erën e keqe në apartament dhe më pas ka zbuluar vazlixhen ku gjendej fishnja pajetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH