Aktualitet

Ngjarja në Kombinat, banori: Dëshmitarët e Jehovat u blenë shtëpinë

               Publikuar në : 16:46 - 09/07/20 liberale

Banorët në Kombinat kanë rrëfyer detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, ndërsa vajza tjetër është ende në spital. Ata shprehen se vajza, e ndjera Anisa më herët u kishte shkuar në dyert e tyre duke u kërkuar që të bëheshin pjesë e këtij sekti fetar.

“Njerëz shumë të mirë kanë qenë. Sidomos e ëma ishte super zonjë. Vinin kështu që binin letra gjëra, Anisa. Na thoshin ndonjë gjë por ne nuk i pranonim”, thotë një banore për Abc News.

Një prej banorëve deklaron se Dëshmitarët e Jehovait hynin e dilnin në familjen Josifi dhe se ata i furnizonin me ushqime, madje edhe shtëpinë ua kanë blerë ata.

Ato blenë një shtëpi në kat të tretë. Nuk e kanë blerë me lekët e tyre. Atyre ua ka bërë dhuratë Jehovai, se ato kanë ardhur nga Përmeti të përfshira në këtë muhabet. Edhe unë i shihja ata të Jehovait që vinin me çanta, por dy muajt e fundit, pasi e ëma zuri vend dhe vajzat, as e ëma s’ka dalë fare. Vinin ata të Jehovait me çanta që u sillnin për të ngrënë, por meqenëse dera e saj nuk u hap më, domethënë që ato ishin të eleminuara dhe tani ka dy muaj që ata të Jehovait nuk kanë ardhur më, ka dy muaj. Ishin një burrë e një grua”, shprehet banori.

Dëshminë për prezencën prej shumë kohësh në lagjen e Kombinatit të përfaqësuesve të sektit fetar të Jehovait e përforcon edhe një tjetër qytetar.

“Ka patur këtu, ka patur para disa kohësh, por pastaj ikën nga këtu ata. Ishin ata të Jehovait, na thoshin vinin nga Amerika, vinin me ca këshima të bardha e na luteshin, na jepnin libra, gjasme “na lexo këtë, bëhu me këtë”. Ka pasur më parë. Kurse tani po bën që nuk shikojmë të dalin më nga këta. Tani që ndodhi edhe kjo, dihet që janë futur në vijën e miut”, deklaron ai.

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back