Sociale

NGJARJA E DITËS 30 VITE MË PARË/ Presidenti turk Turgut Ozal arriti në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Nga Laert Miraku

Pjesa më e madhe e të rinjve emrin e Turgut Ozal e lidhin me rrjetin e një sëre shkollash elitare të cilat kanë një përhapje të madhe në Shqipëri. Por shumë mosha e tretë emrin e Turgut Ozal e lidh me ish-presidentin turk. Për herë të parë Turgut Ozal në cilësinë e presidentit viziton Shqipërinë para tri dekadave më 19 shkurt. Vizitës i është dhënë një rëndësi e veçantë duke mbushur faqet e para të gazetave të kohës.

Por emri i Turgut Ozal nuk duket se është aq i preferuar në tri vitet e fundit,  në Shqipëri janë mbyllur një sërë shkollash dhe kopshtesh që janë pjesë e organizatës arsimore “Turgut Ozal education”.

Mediat në Shqipëri shkruajnë se mbyllja e institucioneve arsimore nga qeveria shqiptare ka ardhur me kërkesë të presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sepse ky i fundit shoqërinë “Turgut Ozal education” e sheh të lidhur me organizatën “terroriste” FETO. Qeveria mikun e dikurshëm tashmë e konsideron armik.

Ja çfarë shkruhej si sot 30 vite më parë

Presidenti turk Turgut Ozal arriti në Tiranë

Dje pasdite, në ora 16-00 arriti për një vizitë treditore në Tiranë; Presidenti i Republikës turke, zoti Turgut Ozal, i shoqëruar nga politikanë, gazetarë dhe afaristë.

Në aeroportin e Rinasit zoti Ozal u prit nga Presidenti i Shqipërisë z. Sali Berisha, nënkryetarët e Kryesisë së Kuvendit Popullor, anëtarë të Qeverisë.

Në orën 17-30 zhvilloi takimin e parë diplomatik me kryeministrin shqiptar zotin Aleksandër Meksi. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy shteteve tona miq në fusha të veçanta të bashkëpunimit dhe sidomos për problemet e rajonit, duke konfirmuar pikëpamjet dypalëshe për zgjidhjen e konflikteve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH