Showbiz

"Ngjan shumë me jetën time", Megi e martuar dhe me dy fëmijë, por Luiz Ejlli ende flet për të kaluarën

Shkruar nga Liberale

Dikur ishin të përfolur, si vajza e kryeparlamentares Jozefina Topalli që lidhet me këngëtarin Luiz Ejlli, i cili fitoi disa kompeticione dhe pastaj u zhduk nga skena. Por tashmë secili janë të martuar dhe kanë një jetë të tyre personale, krahas asaj që është publike, duke kaluar atë se çfarë kanë përjetuar apo se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Në fakt këtë gjë duket se e ka bërë më së miri Megi Topalli, e cila vetëm disa ditë më parë kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me babanë e dy fëmijëve. Ajo nuk ka folur kurrë publikisht për lidhjen që ka pasur dhe as e ka parë të arsyeshme të japë shpjegime e arsye.

Krejt e kundërta ka ndodhur me Luiz Ejllin, i cili që prej hyrjes në BBV, ka gjetur raste dhe ka folur për të kalurën, për vështirësitë financiare, largimin nga muzika, tradhtinë e shumë të tjera.

Edhe pse i martuar me moderatoren Kiara Tito, një dashuri që lindi brenda shtëpisë së BBV, Luizi duket se nuk shkëputet dot nga e kaluara, ndoshta dhe për faktin se nuk ka kaluar lëndimin. Ai së fundi ka treguar se në filmin "Në kuadër ta dashurisë", personazhi që luan ngjan shumë me jetën e tij.

“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film”, ka thënë ai, duke specifikuar më tej se pjesa që i ka pëlqyer më shumë në film, është pjesa e divorcit.

Kujtojmë se gjatë rrëfimeve në BBV ai ka thënë se “natën e ndarjes kam fjetur në makinë dhe kam pasur vetëm 37 mijë lekë të vjetra në xhep”, duke iu referuar ndarjes me Megin.

Por gjithsesi, fakti që tashmë historia ka kaluar dhe secili ka jetën e vet, aq më tepër që Megi nuk është personazh publik, mospërmendja e saj do të ishte më etike nga ana e këngëtarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH