Sport

Ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, flet spikeri francez

               Publikuar në : 20:26 - 11/09/19 R Liberale

Ngatërroi Shqipërinë me Armeninë në mikrofonin e “Stade de France” të shtunën e kaluar, duke shtuar akoma dhe më shumë konfuzionin në stadium.

Menjëherë pas gabimit me himnin e flamurit, ku në vend të atij shqiptar u luajt ai i Andorrës, spikeri i stadiumit francez bëri gabimin e tij më të madh. Kështu e ka cilësuar vetë Frank Stanislas Andre Barzhin, i cili në një intervistë për “L’Equipe” ka zbuluar se për atë gabim nuk ka fjetur për dy ditë me radhë.

“Nuk kam fjetur për dy ditë. Nuk e mendoj se e kam bërë një gabim kaq të madh. Ishte gabimi më i madh i imi dhe për këtë kërkoj falje. Do të marrë përsipër edhe pasojat. “- u shpreh Barzhin.

50 vjeçari zuri vend në kullën e spikerimit edhe në takimin e mbrëmshëm mes Francës dhe Andorrës, i mbyllur me fitoren e “gjelave” me shifrat 3-0.

(Visited 250 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *