Aktualitet

"Ngacmoi disa vajza"/ Rrahu për vdekje zjarrfikësin italian, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Liberale
"Ngacmoi disa vajza"/ Rrahu për vdekje zjarrfikësin italian,

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare ka rrahur për vdekje një 34-vjeçar italian. Sipas mediave italiane, viktima është zjarrfikësi me origjinë nga Foggia, Giuseppe Tucci.

34 vjeçari u plagos rëndë, natën midis së shtunës dhe të dielës në një përleshje që ndodhi jashtë një klubi nate në Rimini.

Tucci kishte shkuar për të kërcyer në një klub në Miramare mbrëmjen e së shtunës, ku pretendohet se kishte ngacmuar disa vajza.

"Megjithatë, jashtë klubit, zjarrfikësi dyshohet se është rrahur nga një oficer sigurie, i cili u ndalua fillimisht me akuzën për lëndime shumë të rënda dhe tani, pas vdekjes së 34-vjeçarit, me një akuzën për vrasje me dashje", shkruan La Repubblica. 

28-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili banonte në Fano do të dalë të mërkurën para gjykatës. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH