Aktualitet

Nga Zogaj te Nano/ Autorët e UET PRESS, më të kërkuarit e Panairit

Shkruar nga Liberale

Stenda e UET PRESS ka qenë më e vizituara në ditën e parë të Panairit të 22 të librit.

“Anjeza nuk u zgjua” me autor Preç Zogajn dhe “Tirana e Nonës”; kanë qenë dy nga librat më të kërkuar në ditën e parë të Panairit.

Zogaj sjell një histori dashurie e cila përmes një rrëfimi të ndjerë të bën ta jetosh librin gjatë. Po kështu libra të tjerë të UET PRESS si  “Për vete”, me autore Iva Ticon, “Si e kam njohur” dhe “Lamtumirë baba” me autor Mustafa Nanon, “Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës” Rudolf Marku, etj. kanë qenë ndër librat më të kërkuar në ditën e parë të Panairit.

Interes për lexuesin kanë ngjallur dhe botimet e tjera në vite të UET PRESS për vetë pasurinë e titujve që ky ent botues mbart. Edhe sot në stendën e UET PRESS lexuesi do të ketë mundësi të takojë autorët për autografe./Gazeta Liberale

 

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1102541,1102544,1102546,1102538"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH