Kosova

Nga Telekom te RTK, keqmenaxhimi i kompanive shtetërore, miliona euro humbje Kosovës

Shkruar nga Liberale
Nga Telekom te RTK, keqmenaxhimi i kompanive shtetërore, miliona euro

Telekom i Kosovës ka pësuar humbje prej 10.8 milionë. Ndërsa në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), humbjet nga keqmenaxhimi janë 800 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ku tha se kjo është vërejtur gjatë auditimit.

Spanca prezantoi çështjet kryesore të paraqitura në raportet e auditimit të rregullsisë dhe performancës/opinionet dhe parregullsitë kryesore të cilat ZKA-ja i ka identifikuar përmes auditimeve për vitin 2021.

Ajo tha se “Termokosi”, ka arritur të realizojë fitim me 1.9 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të humbjeve e kishte Telekom i Kosovës në shumën prej 10.8 milionë euro kurse fitimin e kishte realizuar “Termokosi” me 1.9 milionë euro”.

“Në auditimin e përformancës në RTK, janë vërejtur se kontrolli i dobët i ka kushtuar RTK-së 800 mijë euro nga keqmenaxhimi për tre vjet”, tha Spanca.

Spanca foli edhe për mangësitë që janë vërejtur tek hidrocentralet.

“Tek hidrocentralet karakterizohet me mangësi që nuk siguron shfrytëzim efikas të ujërave. Nga analizimi i 80 për qind të raporteve, 67 raste për kryerjen e veprave penale.

“Për këtë sezon kanë rezultuar 993 rekomandime të rregullsisë së përformancës”, tha ajo.

Ajo tha se Zyra kombëtare e Audimit ka treguar se nga analizimi financiar, që përfshinë fitimin dhe humbjen, gjatë viti 2021 shumica e Ndërmarrjeve Publike operuan me humbje.

Shuma e humbjeve arrin mbi 17 milionë euro.

Në anën tjetër, analiza tregoi se 5 Ndërmarrje Publike fituan pak mbi 3 milionë euro.

Vetëm gjatë 2021, sipas saj 7 kompani kanë operuar me një total të humbjeve prej 17.3 milionë, ndërsa 5 tjera kanë treguar një fitim prej 3.3 milionë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH