Aktualitet

Nga sot nis shpërndarja e pasaportave ruse në qytetin ukrainas

Shkruar nga Liberale
Nga sot nis shpërndarja e pasaportave ruse në qytetin ukrainas

Sot do të shpërndahen pasaporta ruse në një pjesë të qytetit ukrainas Zaporizhia.

Ky qytet kontrollohet pjesërisht nga ushtria ruse, dhe sipas mediave të huaja, ukrainasit që do të pajisen më pasaporta do të konsiderohen qytetarë rusë.

Lajmi është bërë me dije nga Vladimir Rogov, një zyrtar rus i cili ka folur për median ruse Rossia-24.

Sipas tij, mbi 70 mijë ukrainas kanë aplikuar për pasaportë ruse në qytetin e Zaporizhia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH