Sport

Nga rikthimi i Brojës te mungesa e Roshit, Sylvinho flet për përballjen me Çekinë: Do të jetë e vështirë, llogaritë bëhen në nëntor

Shkruar nga Liberale
Nga rikthimi i Brojës te mungesa e Roshit, Sylvinho flet për

Dy ditë para ndeshjes me Çekinë, e rëndësishme për kualifikueset e “Euro2024”, trajneri i Kombëtares ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur më tepër për përgatitjen dhe formacionin e futbollistëve, të cilin e publikoi një ditë më parë.

Shqipëria, pjesë e grupit E, në vendin e parë me 10 pikë pas 5 ndeshjeve, e ndjekur nga Çekia me 8 pikë, por me një ndeshje më pak, e bënë këtë sfidë jetike për të dy përfaqësueset, një ndeshje që pritet të thotë shumë për fatet e “Euro2024”.

Nga formacioni i publikuar vihet re rikthimi i Armando Brojës pas afro një viti, ndërsa mungon Odise Roshi.

“Ne kemi përpara një ndeshje dhe kemi grumbulluar 25 lojtarë, lista ka vetëm një ndryshim është lënë jashtë Roshi dhe është grumbulluar Broja. Më vjen mirë që të gjithë lojtarët luajnë e janë në formë të mirë me klubet e tyre, e që shënojnë, qoftë edhe lojtarët që nuk janë grumbulluar, ne i monitorojmë të gjithë. Nuk kam asnjë shqetësim për të ardhmen, tani mendojmë vetëm për Çekinë dhe të shkojmë në këtë sfidë me mentalitetin e duhur. Jam shumë i lumtur me lojtarët, kemi grup shumë cilësor dhe jam shumë i lumtur që kemi këta lojtarë në dispozicion.”

Fakti që ndeshja do të luhet më 12 tetor në "Air Albania", për trajnerin është një tregues motivues, por ka theksuar se llogaritë për të ardhmen do të bëhen në nëntor.

Që në fillim kemi thënë që llogaritë bëhen në nëntor. Më kujtohet që kemi thënë që është një grup i vështirë dhe i ekuilibruar se ka ndarje piksh, kemi ndeshje të vështira. Në këtë moment nuk mund të bësh llogaritë. Më vonë, ndoshta në nëntor po, duhet kjo apo jo. Kjo është ndeshje e vështirë . E vërtetë që luajmë në shtëpi, me njerëzit tonë, me atmosferë të jashtëzakonshme, por është e vështirë, mund të ndodhë gjithçka, si ndaj Polonisë. Ka kampionë në fushë, nga një anë dhe tjetra. Kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Por është e vështirë, duhet përgatitur shumë mirë. Por çdo lloj llogarie bëhet vetëm në nëntor", ka thënë Sylvinjo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH