Aktualitet

Ra nga pema duke mbledhur ullinj, humb jetën pedagogu i Universitetit të Gjirokastrës

Shkruar nga Liberale
Ra nga pema duke mbledhur ullinj, humb jetën pedagogu i Universitetit

Një 62 vjeçar humbi jetën sot në Ksamil, teksa po mblidhte ullinj. Mësohet se, viktima është Gëzim Redhi, pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 në Ksamil, ku Redhi ka një shtëpi të vogël për pushime verore dhe disa ullinj, të cilat po i mblidhte me familjarë të tjerë.

Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe ka ndërruar jetë. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH