Globi

Nga nesër, llogaritë joaktive në Google do të fshihen, ja arsyeja

Shkruar nga Liberale
Nga nesër, llogaritë joaktive në Google do të fshihen, ja

Nëse keni një llogari të vjetër në Google që nuk e keni përdorur prej kohësh, nga dita e nesërme, datë 1 Dhjetor nuk do të ekzistojë më.

Google u shpreh se ndryshimi do të ndodhë për arsye sigurie, duke theksuar se llogaritë e papërdorura prej disa vitesh kanë më shumë gjasa të rrezikohen nga “hacker”-imi i tyre.

Arsyeja që llogaritë e vjetra janë më të cenueshme është sepse ato priren të kenë fjalëkalime të vjetra ose të ripërdorura duke mos kaluar filtrat e kohëve të fundit që sigurojnë privatësinë e përdoruesve.

Google gjithashtu ka sugjeruar edhe disa mënyra se si mund ta bëni aktive një llogari që dëshironi ta keni sërisht.

“Leximi i një artikulli, dërgimi i një email-i duke përdorur Google Drive ose shikimi i një videoje në YouTube mund ta mbajë aktive një llogari”, tha Google për BBC.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH