Aktualitet

Nga Mustafa Nano te Vasilika Hysi, kush janë 6 ambasadorët e rinj të dekretuar nga Presidenti

Shkruar nga Liberale
Nga Mustafa Nano te Vasilika Hysi, kush janë 6 ambasadorët e rinj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekratuar këtë të mërkurë lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve të cilët punonin “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, në NATO, OKB, Austri, Mbretëri e Bashkuar dhe Zvicër.

Po ashtu, Begaj ka dekretuar emërimin e ambasadorëve të rinj, ku ish-deputeti socialist Fatmir Velaj u dekretua si ambasador i Shqipërisë në Austri, Majlinda Frangaj merr postin e ambasadorit në Vatikan, Ilir Gjoni pas përfundimit të misionit si ambasador në Vjenë, dekretohet si ambasadori i ri i Shqipërisë në NATO.

Sakaq Mustafa Nano dekretohet si ambasadori i ri i Shqipërisë në Zvicër, Vasilika Hysi në OKB, ndërsa në Britaninë e Madhe u dekretua Uran Ferizi.

Njoftimi i Presidencës

- Lirohet me Dekret nr. 125 datë 12.7.2023 z. Roland Bimo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.

- Lirohet me Dekret nr. 126 datë 12.7.2023 z. Visho Ajazi Lika nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

- Lirohet me Dekret nr. 127 datë 12.7.2023 z. Qirjako Qirko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.

- Lirohet me Dekret nr. 128 datë 12.7.2023 z. Ilir Gjoni nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.

- Lirohet me Dekret nr. 129 datë 12.7.2023 znj. Ravesa Lleshi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

- Emërohet me Dekret nr. 135 datë 12.7.2023 znj. Majlinda Frangaj Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, rezident.

- Emërohet me Dekret nr. 130 datë 12.7.2023 z. Fatmir Velaj Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.

- Emërohet me Dekret nr. 131 datë 12.7.2023 z. Ilir Gjoni Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

- Emërohet me Dekret nr. 134 datë 12.7.2023 znj. Vasilika Hysi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

- Emërohet me Dekret nr. 132 datë 12.7.2023 z. Uran Ferizi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.

- Emërohet me Dekret nr. 133 datë 12.7.2023 z. Mustafa Nano Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH