Aktualitet

Nga lidhje dashurie në përdhunim në grup, shqiptarja rrëfen tmerrin

               Publikuar në : 11:59 - 14/08/19 LP

Lidhja martesore i është kthyer në një makth të vërtetë një vajze nga Shqipëri, por që vetëm pas 10 vjetësh ajo ka gjetur guximin për ta denoncuar.

Identiteti i vajzës nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, por ato shkruajnë se ajo ka përjetuar një histori tmerri për gati 10 vjet, me tortura, takime me burra të tjerë dhe arrinte deri në përdhunimin nga 20 burra njëkohësisht

Cataldo Pignataro, drejtor i Komisariatit të Corigliano Rossano, tregoi se gjithçka nisi nga një lidhje sentimentale, midis vajzës me origjinë shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës i është kthyer në një makth të vërtetë.

Pas denoncimit nga vajza, policia ka arrestuar pesë persona, që akuzohen për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.

“Në shtëpi u gjetën gjithashtu mjete për praktikat sadomazokiste”, tha prokurori. Gjithashtu, gjatë hetimit, u arrit në zbulimin e një platacioni me drogë./Gazeta Liberale

(Visited 109 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *