Aktualitet

Nga hapja e autostradës energjitike te çlirimi i Rrugës së Kombit

Shkruar nga Liberale
Nga hapja e autostradës energjitike te çlirimi i Rrugës së

Nga Boiken Abazi

Pas fitores madhështore të djeshme për bashkimin energjitik Kosovë-Shqipëri me rrjetin 400kV, hapi i radhës duhet të jetë anulimi i menjëhershëm i kontratës koncesionare për mirëmbajtjen e "Rrugës së Kombit". Me shpalljen e gjendjes së fatkeqsisë natyrore, ky veprim është i mundshëm ligjërisht.

Nuk ka asnjë kuptim që në këtë krizë të thelluar shëndetësore dhe ekonomike, dhe me rënien e trafikut në "Rrugën e Kombit", paraja publike të shkojë për të siguruar jo vetëm shpenzimet e mirëmbajtjes së rrugës por edhe fitimet e një prej supermilionerëve të Shqipërisë. Nuk ka asnjë kuptim që Qeveria Rama të bëjë thirrje për "turizëm patriotik" për të mbajtur gjallë sektorin e turizmit, e nga ana tjetër të mbajë tarifën abuzive 10.00 Euro vajtje-ardhje në "Rrugën e Kombit" për bashkatdhetarët tanë që janë motorri i zhvillimit turistik.

Është koha që të krijohet një ndërmarrje publike për mirëmbajtjen e "Rrugës së Kombit". Kjo ndërmarrje do ta ulte taksën aktuale, duke vendosur një pagesë krejt minimale për të mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes së rrugës dhe jo fitimet e milionerëve. Një veprim i tillë mund të bëhet në koordinim me Qeverinë e Kosovës për të ndarë kostot e mirëmbajtjes së rrugës në të dy anët e kufirit. Një masë e tillë është jo vetëm tejet e nevojshëm në aspektin ekonomik, por edhe njëkohësisht e drejtë nga ana kombëtare.

#Çliro_Rrugën_e_Kombit

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH