Aktualitet

Nga grabitja e këngëtarëve grekë te posta e Krujës, ja kreu i bandës

Shkruar nga Liberale
Nga grabitja e këngëtarëve grekë te posta e Krujës, ja

Policia ka vënë në pranga katër nga gjashtë persona në total për grabitjen e 13 milionë lekëve në postën e Krujës.

Banda që grabiti postën mëngjesin e së hënës, dyshohet se ka kryer grabitjen e disa bankomateve në zonën mes Vorës, Fushë Krujës dhe Krujës gjatë muajve të fundit. Mësohet se drejtuesi i bandës është shtetasi Andi Rexhepi.

Andi Rexhepi (Poturri) ka qenë i dënuar në Greqi për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm në Greqi si Nikos Vertis apo Toni Mavridis. Po ashtu sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty.

Më tej, po sipas autoriteteve greke ai akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një person në Shqipëri.

Në shtetin grek, mbi Andi Rexhepin (Poturri) ishte i akuzuar për vepra të rënda penale, si ajo e vrasjes së mbetur në tentativë, organizatë kriminale, zjarrvënie, grabitje me dhunë, armëmbajte pa leje dhe shkelje e paligjshme e kufirit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH