Aktualitet

Nga Gjekmarkaj, Duma e aleatët, kush janë deputetët që ‘thyen’ bojkotin e Alibeajt

Shkruar nga Liberale
Nga Gjekmarkaj, Duma e aleatët, kush janë deputetët që

Një grup deputetësh demokrat, si dhe disa aleatë kanë vendosur këtë të shtunë të thyejnë urdhrin e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend, ku pritet të votohet Bajram Begaj si President i ri i Republikës së Shqipërisë.

Më herët, Alibeaj deklaroi se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, jo të gjithë deputetët demokratë, përfshi edhe aletatët iu bindën thirrjes së tij.

Një ndër to është nënkryetari i kuvendit Agron Gjekmarkaj, pasuar më pas nga deputetët Ervin Salianji, Grida Duma, por edhe aleatët, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Po ashtu në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të marrin pjesë edhe deputetët e LSI-së ku janë parë të shkojnë në Kuvend, deputetja Erisa Xhixho, Petrit Vasili e Agron Çela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH