Aktualitet

Nga falsifikim dokumentash te dhunë në familje, arrestohen 5 persona në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Nga falsifikim dokumentash te dhunë në familje, arrestohen 5 persona

5 persona kanë rënë në pranga nga policia të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Konkretisht është arrestuar shtetësja R. A., 64 vjeçe dhe A. H., 30 vjeç për “Falsifikim i dokumentave”, U. N., 24 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, L. S., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar një shtetase dhe shetasin R. K., 24 vjeç, pasi ka vjedhur një biçikletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar bënë ekzekutimin e urdhërave të ndalimit për shtetasit:

•R. A., 64 vjeçe, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur dënimin me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;

A. H., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Burg pa afat” për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shëndetësore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit U. N., 24 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar një shtetase.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi i shtetasit R. K., 24 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. L. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet e sekuestrua një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH