Editorial

Nga dëshira për emigracion tek dëshira për t’u bërë minoritar në...

Shkruar nga Liberale
Nga dëshira për emigracion tek dëshira për t’u

Pirro Prifti

Një nga problemet me shqetësuese të këtij vendi janë migracioni, dhe dëshira për tu minoritarizuar. Në censusin e vitit 2011krahas popullatës u vu re tendenca për të bërë minoritete.

Në 2015 qeveria ka propozuar në mbledhjen e fundit projektligjin "Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", duke i bërë një shtesë minoriteteve që Shqipëria njeh zyrtarisht si pakica kombëtare. Kështu sipas ligjit, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe. Ajo që bie në sy është se 3 prej minoriteteve që do të njihen si pakica kombëtare janë me popullsi sllave ku përfshihen pakicat (maqedonase, malazeze serbe). Ndryshimi është se me ligjin e vjetër minoriteti Grek, minoriteti maqedonas dhe ai Serbo-Malazez njiheshin si minoritete etnike kombëtare, ndërsa vllahët dhe romët si minoritete etno-gjuhësore, ndërsa boshnjakë dhe egjiptianët si komunitete.

Shqipëria zyrtarisht me 8 pakica kombëtare, 3 prej tyre sllave

Minoriteti Grek    24.243 (individë)

Minoriteti Maqedonas 5.512

Minoriteti Malazez 366

Minoriteti Arumun (Vllah) 8.266

Minoriteti Rom    8.301

Nga ana tjetër, kemi emigracion të madh pas vitit 1990. Shqipëria ka patur një ulje të popullsisë që pas viteve `90. Jo vetëm që popullsia banuese ka pësuar rënie nga 3.182.417 në vitin 1989 në 2.800.138 në vitin 2011, por kemi dhe ç vendosje te popullsisë drejt qyteteve kryesisht Tiranë , Durrës, por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Tirana si Prefekture është bërë 1 milion banorë, Durrësi rreth 500.000 banorë, pra në dy këto qytete është gjysma e popullsisë. Në total pas vitit`90 e deri më 2001  kanë ikur 1.4 milion banorë nga Shqipëria  duke përfshirë edhe lindjet jashtë shtetit. Emigracioni i popullsisë jashtë vendit nga viti 2001-2011 ishte 371.386 njerëz por janë kthyer 110.215.

Sidoqoftë nga viti 1990 e më sot numri i shqiptarëve në Greqi është 677.000 njerëz, në Maqedoni janë rreth 90.000 njerëz, rreth 50.000 janë në Angli, rreth 50.000 në SHBA,e po aq në Francë, Gjermani, e më pak në Belgjikë Holandë, etj.

Gjithashtu ka lëvizje të mëdha dhe në kthim. Po kështu pas vitit 2013 e deri më sot, kanë ikur rreth 300.000njerëz dhe janë kthyer rreth 110.000 njerëz. Shkaqet janë të ndryshme. Deri në vitet 2011 shumica ikën për shkaqe ekonomike por edhe për azil kërkim ( politike, hakmarrje, probleme me ligjin shqiptar).

Pas viteve 2011 e deri më sot kanë ikur jo vetëm për shkaqe ekonomike për janë larguar dhe familje dhe njerëz me të ardhura të mia në Shqipëri, për shkaqe nga më të ndryshme si jetesë më e mirë. interesant është fakti se në burgjet jashtë shtetit ka më shumë shqiptarë sesa vendet e tjera në raport me popullsinë.

Këtë problem e kanë ngritur Anglia dhe Holanda kryesisht duke akuzuar shqiptarët si trafikantë droge dhe prostitucioni, Kjo të kujton  disa thënie të disa drejtuesve europiane perëndimore në të kaluarën pra në shekujt e kaluar se, shqiptarët i thërrisnin si mercenarë meqenëse ata ishin mizorë kur luftonin.

Pra, ç’po ndodh ne Shqipëri? Kush po e nxit largimin :

Qeverisja e keqe gjatë këtyre 30 viteve?

Antishqiptarizmi?

Gjendja ekonomike e keqe?

Gjendja politike e pastabilizuar?

Mungesa e një Sistemi shëndetësor cilësor dhe jo të korruptuar?

Pensionet e vogla?

Pagat e ulta?

Korrupsioni?

Globalizmi?

Dëshira per te qene 'me katolik se Papa' ne raport me vendet e tjera, ne zbatimin e te drejtave dhe lirive te njeriut?

Apo ndikimi politik i fqinjëve për te shpërberë Shqipërinë?

Një risi është dhe dëshira për tu minoritarizuar brenda vendit.

Dëshira për tu bere diçka qe nuk jemi, qenka e madhe tek shqiptaret. Dikush e ndjen vehten bullgar, dikush, maqedonas, dikush grek, dikush italian dikush rom, dikush, serb, dikush amerikan, dikush kanadez,  e dikush tashme- arumun. Është dëshira për tek kthimi tek tradita e te pareve apo  dëshira për te marre nje pasaportë te huaj, apo dëshira për tu ndjere i huaj ne vendin tënd? Për te thënë se nuk jam shqiptar, prandaj mund te bej ç’te dua dhe.... te mos me ngacmoje njeri se jam  i huaj.. ne vendin tim.

Të gjitha nga pak.

Shqiptarët sidomos pas `97, patën dëshirë për tu larguar  për pak nga të gjitha nga ato që u thanë më sipër, por mendoj se keq-qeverisja dhe pagat e vogla janë shkaqet kryesore krahas të tjerave. Një veçori e shqiptarëve mbetet sidomos dembelizmi e cila është e trashëguar që nga koha e perandorisë osmane sepse një pjesë e mirë e familjeve shqiptare kanë qenë që pas Pavarësisë  dhe nga koha e Zogut kanë qenë pjesë e superstrukturës perandorisë osmane, të cilët nuk ishin mësuar të punonin. Kjo tregon dhe paradoksin që ka punë të thjeshta por nuk duan të punojnë madje as të rinj të zonave rurale por preferojnë ose të rrinë kot me pretekstin `se po punuan pagesa është e vogël`. Kjo është dhe arsyeja që kërkojnë të shkojnë jashtë vendit, por për fat të keq një pjesë i hyjnë rrugës së krimit, për tu pasuruar shpejt.

Së fundmi kjo tendencë e largimit është në të gjitha vendet e Ballkanit dhe në vendet e ish bllokut socialist, mendoj se për të njëjtat arsye.

Shpresojmë se hapja e Fronteve të punës në Shqipëri, rritja graduale e pagave, stabilizimi i rendit, megjithë grindjet politike, pandeminë, tërmetet, do të arrijnë të realizojnë migracionin e jashtëm.. Përsa i përket migracionit të brendshem , problem i madh mbetet pronësia e cila duhet të gjejë zgjidhje njëherë e mirë. /Gazeta Liberale

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH