Aktualitet

Nga aksidentet te shpërndarja e drogës, katër të arrestuar nga policia e Fierit

Shkruar nga Liberale
Nga aksidentet te shpërndarja e drogës, katër të arrestuar

Policia e Fierit ka arrestuar 4 shtetas, një prej të cilëve për shpërndarje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi 22-vjeçari Fatos Dervishaj, banues në Peshtan, Fier, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Ndërkohë, në pranga ra dhe shtetasi Ardit Hoxha, banues në Vidhisht, Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Po ashtu, u arrestua dhe 35-vjeçari Elgert Stafa, banues në Durrës pasi në aksin rrugor Lushnjë- Fier, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin Dh. A., 58 vjeç, banues në Lushnjë, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndër të tjera në pranga ra dhe Shkëlqim Kondi, 66 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” Fier, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasin A. B., 67 vjeç, banues në Fier, i cili ka ndërruar jetë. Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe shtetasi Sh. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH