Aktualitet

Nga 1 maji mbyllet qendra e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania’

Shkruar nga Liberale
Nga 1 maji mbyllet qendra e vaksinimit në stadiumin ‘Air

Nga data 1 maj në stadiumin ‘Air Albania’ nuk do të kryhet më vaksinimi kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njofton se kjo pikë vaksinimi do të mbyllet, ndërsa të gjithë qytetarët që duan të marrin vaksinën anti-COVID do t’u drejtohen qendrave shëndetësore.

Çdo qytetar që do të vaksinohet kundër virusit duhet të kontaktojë mjekun e familjes. Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, ministria njofton se do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt, për qytetarët mbi 60 vjeç dhe atyre me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ilaçet për trajtimin e kancerit për fëmijët, Manastirliu pa përgjigje për mungesën 2 vjeçare! Nuk shpjegon procedurën si u siguruan tani

Doza e katërt e vaksinës rekomandohet të injektohet 4-6 muaj pas dozës së tretë, në varësi të rekomandimit të mjekut të familjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH