Aktualitet

Nga 1 korriku shtyhet ora policore

Shkruar nga Liberale
Nga 1 korriku shtyhet ora policore

Duke filluar nga dita e nesërme hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid. Në mbledhjen e datës 27 Maj, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që ora policore të shtyhet deri në orën 24:00.

Baret, restorantet dhe qytetarët mund të funksionojnë dhe lëvizin deri në orën 24:00, pas kësaj ore deri në 6 të mëngjesit është e ndaluar.

Po ashtu duke filluar nga dita e enjte hapen edhe aktivitetet sportive dhe kulturore me publik. Sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, aktivitetet sportive dhe kulturore, përfshirë teatrot duhet të funksionojnë me 30 % të kapacitetit të tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH