Sport

Neymar i shkel syrin Barcelonës, sakrifikon 40 mln euro

Shkruar nga Liberale
Neymar i shkel syrin Barcelonës, sakrifikon 40 mln euro

Neymar i gatshëm të heq dorë nga gjithçka që të kthehet te Barcelona, madje edhe nga 40 milionë euro.

Lajmi bëhet i ditur nga "El Confidencial", që zbulon se sulmuesi i PSG mund të tërheq ankesën kundër blaugranëve nëse këto të fundit vendosin për ta transferuar në "Camp Nou".

Ky bonus kërkohet në gjykatë nga Neymar, me 28-vjeçarin që pretendon se gjatë periudhës ku aktivizohej me Barcelonën nuk u pagua për bonuset e lidhura për shkak të performancës në fushën e blertë.

Neymar është i lidhur prej kohësh me një kalim në "Camp Nou", por tratativat e fundit nuk kanë qënë aspak të suksesshme, pavarësisht ofertave dhe shifrave të konsiderueshme të mbërritura në "Parc des Princes".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH