Sport

Neymar bëhet baba për herë të dytë, ja emri që i vendos çifti vajzës së tyre

Shkruar nga Liberale
Neymar bëhet baba për herë të dytë, ja emri që i

Neymar dhe Bruna Biancardi janë bërë prindër të një vajze. Ikona e futbollit brazilian tashmë është bërë baba për herë të dytë.

Çifti ka shkruar një mesazh emocionues që i është drejtuar fansave të cilët po ashtu e kanë pritur me padurim këtë moment!

Ata kanë zbuluar se të voglën e quajtën ‘Mavie’.

Të dy ndanë një sërë fotosh të adhurueshme me vajzën e sapolindur në spital. Përveç fotografive të mahnitshme, çifti shkroi gjithashtu një mesazh të ngrohtë, duke thënë: “Mavie jonë erdhi për të përmbushur jetën tonë. Mirë se vjen, bijë! Të duam shumë… faleminderit që na zgjodhe.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH