1

Netflixi paditet për thënie “seksiste” në serinë “The Queen’s Gambit”

               Publikuar në : 20:58 - 18/09/21 liberale

Nona Gaprindashvili, një kampione e shahut nw ish-Bashkimin Sovjetik, sot 80 vjeçe paditi Netflix për 5 milionë dollarë për një fjali të përdorur në “The Queen’s Gambit”. Në finalen e shfaqjes, një fjali krahason arritjet e shahistes imagjinare Beth Harmon (Anya Taylor-Joy) me Gaprindashvilin – duke deklaruar se ajo kurrë nuk ka luajtur shah kundër burrave.

Një nga personazhet në film thotë: “Elizabeth Harmon nuk është një lojtare e rëndësishme sipas standardeve të tyre. E vetmja gjë e pazakontë për të, me të vërtetë, është seksi i saj e madje kjo nuk është unike në Rusi. Ja ku është Nona Gaprindashvili, por ajo është femra kampione botërore dhe nuk është përballur kurrë me meshkuj”.

Gaprindashvili ka ngritur një padi për shpifje duke deklaruar se kjo është krejtësisht e rreme, dhe se ajo kishte konkurruar kundër 59 shahistëve meshkuj, 28 prej tyre njëkohësisht në një lojë, së bashku me dhjetë mjeshtër të mëdhenj.

“Pretendimi se Gaprindashvili nuk është përballur kurrë me burra është haptazi i rremë, si dhe është tepër seksist dhe nënçmues“, thuhet në padinë prej 25 faqesh. Padia kërkon dëmshpërblim dhe pretendon se është një “gënjeshtër shkatërruese, duke minuar dhe degraduar arritjet e saj para një auditori shumë milionësh“.

Në përgjigje të padisë, një zëdhënës i Netflix tha: “Netflix ka vetëm respektin maksimal për znj. Gaprindashvili dhe karrierën e saj të shquar, por ne besojmë se ky pretendim nuk ka meritë dhe do të mbrojmë me forcë çështjen“.

Tags:


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back