Globi

Netanyahu mbledh me urgjencë qeverinë, zotohet për shkatërrimin e Hamasit

Shkruar nga Liberale
Netanyahu mbledh me urgjencë qeverinë, zotohet për

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbledhur me urgjencë kabinetin qeveritar për herë të parë të dielën, duke thënë se uniteti kombëtar i shpërfaqur ditëve të fundit ka dërguar mesazh brenda dhe jashtë shtetit.

Takimi është mbajtur në selinë e ushtrisë në Tel Aviv, i cili ka nisur me një minutë heshtje për të nderuar 1.300 izraelitët e vrarë nga grupi militant Hamas, më 7 tetor.

"Hamasi ka menduar se do të na shkatërrojë. Jemi ne ata që do ta shkatërrojmë Hamasin”, ka thënë Netanyahu, duke shtuar se shfaqja e unitetit dërgon mesazh te “kombi, armiku dhe bota”.

Ushtria izraelite është duke u përgatitur për një ofensivë në Gaza, për ta luftuar Hamasin. Ajo i ka urdhëruar mbi 1 milion palestinezë që të shpërngulen nga veriu në jug të Gazës.

Kombet e Bashkuara i kanë kritikuar urdhrat për evakuime dhe kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH