Aktualitet

Nesër zona përreth tregut elektrik do jetë pa energji elektrike

               Publikuar në : 18:51 - 16/06/21 liberale

Ditën e nesërme disa zona në kryeqytet do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas OSHEE-së, energji nuk do të kenë zonat pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja” si dhe rruga “Kole Popa”.

Mësohet se ndërprerja e dritave që po bëhet për shkak të rikonstruksionit të kabinave do të bëhet nga ora 09:00-15:00.

“Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 17 qershor do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto zona në Tiranë: Zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja”, rruga “Kole Popa””, -thuhet në njoftimin e OSHEE-së.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back