Aktualitet

Nesër Samiti/ Berisha mesazh liderëve të BE: E dimë që s’na garantoni dot votën e lirë dhe të shpëtoni nga vjedhjet

Shkruar nga Liberale
Nesër Samiti/ Berisha mesazh liderëve të BE: E dimë që

Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh liderëve europiane që do të vijnë nesër në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Ai tha se shqiptarët e dinë se europianët nuk i garantojnë dot votën e lirë apo që të shpëtojnë nga vjedhjet, por opozita do të reagojë për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve.

“Ata të cilët mblidhen nesër sigurisht nuk garantojnë dot votën tonë të lirë, por, të paktën të ikin ata që e kanë karrigen e kalbur. E di se ata që mblidhen nesër në Tiranë nuk mund të na shpëtojnë ne nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike të Tiranë. Unë e di se ata që mblidhen nesër në Tiranë me gjithë kontributet e tyre substanciale kundër krimit, por mos harroni se Saimir Tahiri është pas hekurave atje ku e meriton falë Antimafias italiane. Askush nuk do vijë të na ta shpëtojë ne nga narkoshteti, por duam t’i tregojmë atyre dinjitetin tonë. Nëse nesër nuk do jemi të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.”, tha Berisha.

Kujtojmë se po nesër do të mbahet protesta e "Rithemelimit" dhe Partisë së Lirisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH