Aktualitet

Nesër rinis transporti publik, ja protokolli i sigurisë me 13 pika

Shkruar nga Liberale
Nesër rinis transporti publik, ja protokolli i sigurisë me 13 pika

Nga nesër transporti publik do të rifillojë punën, por me kushte dhe masa ndaj koronavirusit duke u bazuar tek një protokoll sigurie me 13 pika.

Ministrja Manastirliu u shpreh më herët se maska do jetë e detyrueshme për ata që udhëtojnë si dhe disa masa të tjera, gjithashtu paralajmëroi se në këtë drejtim nuk do ketë asnjë tolerancë.

PROTOKOLLI I SIGURISË PËR TRANSPORTIN PUBLIK

Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.

Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.

Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.

Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.

Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.

Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.

Duhen dezinfektuar makinat.

Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.

Në terminal duhet zbatuar distancimi.

Terminali të dizinfektohet.

Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.

Të respektohen masat e higjienës.

Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH