Aktualitet

Nesër prezantimi i Kryeprokurorit të ri Olsian Çela

Shkruar nga Liberale
Nesër prezantimi i Kryeprokurorit të ri Olsian Çela

Nesër do të bëhet prezantimi i Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Prezantimi i tij do bëhet në orën 09:00.

Çela u votua nga Kuvendi i Shqipërisë me 101 vota pro si kreu i ri të akuzës shqiptare. Pasi ka bërë betimin në kushtetutë kreu i akuzës është marrë në mbrojtje të gardës.

Ndërsa Prokurorja, e cila qëndroi për dy vite në detyrë mori 11 vota pro dhe sfidantja e tretë Fatjona Memçaj 8 vota.

Zgjedhja e prokurorit të ri erdhi pas një sërë procedurash  të kryera nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili pas intervistimeve të bëra ne seance publike u rendit i pari nga tre kandidatët që kandiduan për postin e kryeprokurorit.

Çela do të qëndrojë në detyre për 7 vite  pas ndryshimeve të fundit të Reformës në Drejtësi, ndërsa Arta Marku kalon automatikisht prokurore në Prokurorinë e Apelit ose Gjyqtare në  Gjykatën e Apelit.

Me ligjin e ri kryeprokurori ka rol administrative dhe mund të përfaqësojë prokurorinë në gjykatën e lartë dhe atë kushtetuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH