Aktualitet

Nesër ndryshon ora, akrepat lëvizin 1 orë para

               Publikuar në : 17:19 - 28/03/20 liberale

Të dielën me 29 mars, akrepat e orës do të lëvizin përpara me 60 minuta, duke filluar kështu llogaritja verore e kohës.

Momenti zyrtar i ndërrimit është në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat kalojnë një orë para. Ora verore do të zgjasë shtatë muaj, derisa të rikthehet ora dimerore, më 25 tetor.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës me synimin për të shfrytezuar në maksimum dritën e diellit. Vitet e fundit ka një debat në Europë për rikthimin tek një orë e vetme, ajo verore, vendim të cilin duhet ta marrë Parlamenti Europian.

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back