Aktualitet

"Nëse shteti i fal, unë s'i fal kurrë", flet vëllai i 26-vjeçares që u përd*unua në Vlorë: Një grua e kërcënoi motrën në spital

Shkruar nga Liberale
"Nëse shteti i fal, unë s'i fal kurrë", flet

Vëllai i vajzës 26-vjeçare e cila u përdhunua nga katër persona në Vlorë, ka folur për ngjarjen e rëndë.

Ai tha se edhe pse fillimisht Policia njoftoi se ishin tre autorë, ata ishin katër persona. Vëllai i viktimës u shpreh në një intervistë për "Euronews Albania" se nëse shteti do ua falë këtë vepër të rëndë atyre personave, ai vetë nuk ka për t’ua falur kurrë.

“Ata janë katër persona, nuk janë tre persona dhe nëse shteti i fal, nuk i fal unë. Nëse shteti apo gjykata do i fal, unë nuk i fal”,-tha ai

Ai shtoi se motra e tij i kishte rrëfyer se ajo kishte dalë me një person në lokal, ku kishte pirë diçka, ndërsa të tjerët i ishin bashkuar në hotel.

Mes të tjerash, vëllai i viktimës tha se motrës së tij i kishin shkuar në spital për ta kërcënuar që të heqë denoncimin. Sipas tij, ka qenë një grua, nënë e një prej autorëve dhe një burrë, që kanë kërkuar asaj që të tërheqë denoncimin.

“Nuk e di kush ka vajtur te spitali dhe ka bërë kërcënim. Motra më tha që kishte shkuar nëna e njërit prej djemve për të hequr denoncimin. Pas zonjës, ka shkuar edhe një zotëri, i cili e ka kërcënuar motrën në spital”,-tregoi vëllai i 26-vjeçares.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH