Aktualitet

Nëse do ketë një ’97 të dytë, kush e drejton ushtrinë Rama apo Meta

               Publikuar në : 09:02 - 12/06/19 E Liberale

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ftuar në ABC Neës ka folur për vendimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta. Ajo tha se nuk është kushtetues dhe se akti i presidentit është krejtësisht nul.

E pyetur nëse më 30 qershor do të krijohej një situatë e ngjashme me atë të ’97 kush do e drejtonte ushtrinë Kryeministri Rama apo Presidenti Meta, Xhaçka e dha përgjigjen e saj.

“Gjithë aktorët që kërkojnë ta risjellin situatën e 97 do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Kushtetuta e ndan qartë, presidenti drejton ushtrinë në kohë lufte ndërsa në kohë paqe është kryeministri dhe ministri i mbrojtjes. Gjithsesi nuk do të ketë situata të tilla”, – tha ministrja e Mbrojtjes./ Gazeta Liberale

(Visited 6 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *