Aktualitet

Neritan Liçaj: Do ta mbrojmë Teatrin, dhunës i përgjigjemi me dhunë!

Shkruar nga Liberale
Neritan Liçaj: Do ta mbrojmë Teatrin, dhunës i përgjigjemi

Aktori Neritan Liçaj ndodhej tek Teatri Kombëtar në mbrojtje të tij pas rrethimit nga policia bashkiake.

Ai tha se artistet do rezistonin dhe nëse do kishte dhunë nga ana e policisë, ata do i përgjigjeshin me dhunë.

“Na u dorëzua një defter bakalli, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave ky territor i kalon bashkisë. Vendimi është nul, sepse ka një gjë më të 

"Brenda teatrit është një pasuri e jashtëzakonshme, ka qënë qytetari që ka paguar, është vlerë shpirtërore dhe historike. Cdo centimetër katror e tij frymëzon, është një histori e mrekullueshme. Kryetari të vijë këtu, bujrum ose do i shkojmë te bashkia ta nxjerrim me shkelma se është i paligjshëm si kryebashkiak. Ai e ka shumë keq punën edhe te Unaza e Re, të ketë kujdes, do ia hanë kokën edhe tek unaza edhe këtu! Ne do ta mbrojmë teatrin si në 24 korrik, hapat tona dihen, janë hapa ligjore. Ai të japë përgjigje në SPAK, ne do vazhdojmë të ngremë padi për këtë zhapikorin e bashkisë. Ne nuk duam përplasje civile por nëse ata do këmbëngulin, akteve të dhunës i përgjigjemi me dhunë”, tha Liçaj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH